Çmimet e prodhimeve bazë shënojnë rritje çdo ditë


Pas alarmimit të djeshëm nga komuniteti i biznesit se paralajmërimi i ngrirjes së çmimeve negativisht mund të ndikojë në ekonomi, nga Qeveria thonë se do të ndërmerren masa nëse vazhdon rritja e çmimeve. Nga Qeveria thonë se gjendja me rritjen e çmimeve po ndiqet dhe se deri në fund të vitit nuk pritet rritje enorme e çmimeve, ndërsa sipas tyre inflacioni pritet të qëndrojë në zonën e inflacionit të ulët.

Qeveria
“Më vëmendje e ndjekim situatën dhe varësisht asaj si do lëvizin çmimet e materialeve dhe lëndëve të para në pjesën e importit dhe prodhimit të produkteve te ne, nëse ka tronditje çmimesh menjëherë do veprojmë duke u thirrur në Ligjin për tregti edhe për shitje me shumicë edhe me pakicë ashtu siç bëmë edhe vitin e kaluar kur nuk lejuam rritje enorme të çmimeve të produkteve bazë”

Komuniteti i biznesit ka frikë se nëse Qeveria vendos të ngrijë një pjesë të çmimit të produkteve bazë dhe shërbimeve që qytetarët më shpesh i shfrytëzojnë, është i mundshëm shtimi i punës në të zezë. Ngrirja e çmimeve sipas biznesmenëve nuk është masë afatgjate e as që do i zgjidhë plotësisht problemet me inflacionin.

“Shpresoj që Qeveria nuk do të bëj kufizime të çmimeve. Kjo është diçka që s’mund të guxojmë ta lejojmë si treg sepse kjo çdoherë çon drejt tregut të egër, kontrabandës apo pozicioneve problematike”- deklaroi Antoni Peshev- Oda ekonomike.
Opozita vlerëson se pushteti ka pasur mundësi ta zbusë goditjen e çmimeve. Sipas VMRO DPMNE-së, politikat e dobëta ekonomike kanë rezultuar me goditje serioze ndaj xhepit të qytetarëve, që pritet ta ndjejnë tani.

VMRO DPMNE
“Çmimet po rriten ndërsa Zaevi gënjen se çdo gjë është në rregull. Çmimet e produkteve themelore vitin e fundit janë rritur deri në 20% të shitjes me pakicë, këtë nuk duhet ta tregojnë hulumtimet, këtë e ndjejnë dhe e shohin qytetarët çdo ditë”

Nga Banka Popullore shprehen se shkalla e inflacionit do të jetë më e lartë se shkalla fillimisht e projektuar për këtë vit. Të gjitha raportet zyrtare tashmë e kanë vërtetuar se jetesa është vështirësuar, për një vit çmimet e pakicës janë rritur për 5,6%, shpenzimet e jetës janë rritur për 3,7% ndërsa vlera e shportës minimale të konsumit është më e lartë për thuajse 1000 denarë.

Baby Boo