Çmimet e larta të energjisë nxisin rritjen e inflacionit vjetor në eurozonë

Inflacioni në eurozonë u rrit në 3,4 për qind në shtator, i nxitur kryesisht nga çmimet më të larta të energjisë, njoftoi sot Zyra e statistikave të Bashkimit Evropian.
Norma vjetore e inflacionit ishte 3 për qind në gusht dhe minus 0,3 për qind në shtator 2020, sipas shifrave të publikuara nga Eurostat.

“Kontributi më i madh në normën vjetore të inflacionit në eurozonë vjen nga energjia (1,63 pikë përqindje), e ndjekur nga shërbimet (0,72 pikë përqindje), mallrat industriale joenergjetike (0,57 pikë përqindje) dhe ushqimi, alkooli dhe duhani (0,44 pikë përqindje)”, thuhet në raport.
Shkalla më e lartë vjetore e inflacionit, 6,4 për qind, u regjistrua në Estoni dhe Lituani, e ndjekur nga Polonia me 5,6 për qind.

Baby Boo

Malta (0,7 për qind), Portugalia (1,3 për qind) dhe Greqia (1,9 për qind) kishin normat më të ulëta të inflacionit në shtator.
Në baza mujore, çmimet e konsumit u rritën me 0,5 për qind, si në të gjitha vendet anëtare të BE-së, ashtu edhe në eurozonë.