Çmimet e konsumit kanë rritur inflacionin ne vend


Banka Popullore në projeksionin e fundit rishikoi normën e inflacionit nga 2.2 përqind në 2.5 përqind për këtë vit. Rritja e lehtë sipas BPRM-së është për shkak të ndryshimeve në çmimet e konsumit. Të dhënat për tremujorin e dytë të vitit japin shenja se ekonomia po fillon të rimëkëmbet. Parametrat bazë makroekonomikë tani për tani janë brenda parashikimeve, por prapëseprapë pasiguria dhe rre*ziqet që mund të lindin për shkak të covid 19 janë ende të pranishme. Në periudhën e ardhshme, tendencat dhe rreziqet e mundshme do të monitorohen nga afër në mënyrë që të reagojnë në kohën e duhur, njoftojnë nga Banka Popullore.

Baby Boo