Çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni, përsëri në rritje!


Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit (KRRE), miratoi vendimin, me të cilin kryhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 2,17 % në raport me vendimin e datës 27.12.2021.

Çmimet e shitjes me pаkicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95, ЕUROSUPER BS-98, ЕURODIZELIT (D-Е V) dhe VAJIT EKSTRA TË LEHTË PËR AMIVSËRI (ЕL-1) rriten për 1,50 denarë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i Mazutit М-1 SU rritet për 0,850 den/kilogram dhe tani do të jetë 40,210 den/kg.

Nga data 4.1.2022, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Në periudhën e kaluar shtatëditore, çmimet referente në bursat botërore shënojnë rritje te benzina për 4,218 %, te nafta për 3,934%, te vaji ekstra i lehtë ka ulje për 4,093 %, ndërsa te mazuti ka ulje për 3,052%.Në të njëjtën periudhë kursi i denarit në raport me dollarin është më i ulët për 0,217%. Nga KRRE theksojnë se këto janë çmimet maksimale të derivateve të naftës nga ora 00:01 e datës 4.01.2022.

Tregtarët me shumicë dhe pakicë me derivate të naftës dhe lëndë djegëse për transport, mund t’i formulojnë çmimet e derivateve të ndryshme të naftës dhe lëndëve djegëse për transport edhe më të ulëta se çmimet më të larta që janë përcaktuar.

Baby Boo