Çmime të reja të derivateve të naftës


Benzina dhe nafta në Maqedoninë e Veriut nga sonte në mesnatë lirohen për gjysmë denari, ndërsa çmimi i vajit ekstra të lehtë nuk ndryshon.
Kjo vendim është ndërmarrë sot nga Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE).

Çmimi i ri i benzinës EUROSUPER BS – 95 do të jetë 71 denarë për litër, ndërsa 73,5 denarë i EUROSUPER BS – 98, ndërsa një litër dizel (naftë) EURODIZEL BS (D-E V) do të shitet me çmim prej 62 denarë, ose 122 lekë.
Çmimi i vajit ekstra të lehtë 1 (EL-1) nuk ndryshon, gjegjësisht ngelet 62 denarë për një litër.

Baby Boo