Çmime të reja të derivateve të naftës


Karburantet prej sonte në mesnatë shtrenjtohen për një denarë deri 1,5 denarë për litër, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime të Ujit (KRREU). Me vendimin bëhet rritja e çmimeve nga shitja me pakicë e derivateve të naftës mesatarisht për 2,53 për qind.

Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-95 dhe i EURODIZEL (D-E V) rriten për një denarë për litër dhe do të arrijnë 63, gjegjësisht 54,5 denarë.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-98 dhe të Ekstra vajit të lehtë për amvisëritë (EL-1), rriten për 1,5 denarë për litër me të cilën EUROSUPER BS-98 do të shitet për 65, ndërsa vaji ekstra i lehtë për amvisëri për 54,5 denarë.

Me vendimin e KRRE-së për 1,772 denarë për kilogram rritet edhe çmimi i shitjes me pakicë i Mazutit M-1 dhe do të arrijë 30,823 denarë.

Si arsye për rritjen e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës nga KRRE i potencojnë çmimet e rritura referente të derivateve të naftës në tregun botëror në shtatë ditët e fundit dhe atë te benzina mesatarisht për rreth 5,708 për qind dhe te dizeli për rreth 4,285 për qind, si dhe për 0,845 për qind kursi i këmbimit të dollarit kundrejt denarit.

Baby Boo