Çmime shumë të kapshme në Sarandë! 30 denarë kafe, 200 denarë mëngjesi…

Aktuale
Çmime shumë të kapshme në Sarandë! 30 denarë kafe, 200 denarë mëngjesi…
30 Korrik, 2018
Shkup, 30 korrik – Plazhet e bukura me rërë në Sarandë të Shqipërisë që janë të mbushura me turistë nga gjithë Ballkani, sidomos nga Maqedonia ofrojnë kushte të shkëlqyeshme në det dhe çmime siç i dëshironi.

Në Sarandë ka plazhe të bukura, restorante që ofrojnë ushqime të shijshme deti, dhe specialitete nga kuzhina italiane. Plazhet janë të njohura për nga pastërtia e detit.

Edhe pse Saranda është qytezë me rreth 1000 banorë, ndërsa prej aty nga vendkalimi Qafë thanë ka vetëm 180 kilometra. rrugët vazhdimisht rinovohen, ndërsa një pjesë e mirë e rrugës është autostradë.

Një kafe kushton 60 lekë, respektivisht 30 denarë, aq sa kushton edhe një ujë i thjeshtë apo mineral.

Ushqimi në hotel mund tu kushtojë 200 denarë, një picë e madhe 240 denarë, ndërsa vendosja në apartament shumë të mirë me pamje nga deti do tu kushtojë 35 deri 40 euro.

Në një apartament mund të vendosen më shumë se 4 perona, sepse shumica e tyre janë të pajisura me tualet, kuzhinë, dhomë gjumi dhe ballkon.Koha.mk