‘Çmenduri’ në Tiranë! “Hajdeni merreni vajzën se nuk është e vi*gjër”, dhëndri kujtohet pas një muaji martesë


Daja i një vajze të re të sapomartuar, dyshohet se kanosi burrin e saj, i cili pas një muaji i martuar u kujtua që natën e parë të martesës ajo nuk ishte e virgjër dhe ndaj ajo duhet të kthehej tek prindërit.
Ngjarja që është zbardhur nga komisariati numër pesë në Tiranë, u zbulua nga denoncimi i dhëndrit të trembur, i cili u martua në mes të muajit shtator dhe në një nga ditët e asaj që duhet të ishte si muaji i mjaltit, telefonoi vjehrrën duke i thënë: hajde merr vajzën nuk ishte e virgjër!
Sipas burimeve ekskluzive të gazetës Si, A. T, i moshës 34 vjeç jeton në një fshat në periferi të Tiranës. Ai është nga fshatrat e Shkodrës dhe u martua me shkuesi gjatë muajit shtator, tre muaj pasi të dyja familjet ndërhynë për t’i njohur e për t’i lidhur në martesë.
I riu tregon në komisariatin numër pesë “problemet mes meje dhe L. nisën menjëherë pas natës së parë, ne nuk bëmë celebrime. Gjatë kryerjes së marrëdhënieve bashkëshortore konstatova që nuk ishte e virgjër. Një javë pasi konstatova këtë prob.lem vura në dijeni mamanë time pastaj telefonova mamanë e L. I thashë në telefon që ajo nuk ishte vajzë, nuk ishte grua për mua dhe se duhet të vini ta merrni”, shprehet në de.noncimin e kryer në pol.ici dhëndri i ri.

Por më tej dhëndri tregon se pikërisht përgjigjja që mori nga ana tjetër e telefonit nga vjehrra ishte “do ta mbash me dety.rim, përse nuk na vure në dijeni që natën e parë të martesës”.

Problemet për A. T kanë nisur në ditët në vazhdim, ku ai ka marrë telefonatë nga daja i L. , i cili e ka kërc.ënuar disa herë.

“Më tha nëse e lëshon L. do të dalë punë, më tha më mirë mbyllu në shtëpi”.

Sipas dhëndrit kërc ënuesi është daja i dytë i nuses dhe këtë person ai e ka njohur ditën kur është shpallur fejesa. “Nuk e di nëse ky person disponon a rmë zj.arri – thekson A.T, por kërkoj që ky shqetësim të ndiqet ligjërisht”.

Burimet bëjnë të ditur se menjëherë është marrë në pyetje nusja e re, e cila fillimisht tregon që pas natës së parë të martesës nga frika ka treguar se kush ishte personi me të cilin ajo kishte pasur një lidhje. “A. më pyeti a kisha pasur ndonjë lidhje, më tha trego të vërtetën se do jesh gruaja ime. I tregova – shton e reja. Ai mori në telefon në sy tim dhe kërkoi – hajdeni merreni se nuk është e vi*gjër. Dh unë fizike nuk ka pasur ndaj meje, por kër.cënime si nga burri edhe nga vjehrri dhe vjehrra kam pasur”.

E reja kujton se vjehrri i ka thënë “ti ke das hnor? e f ikësuar pranova që po. Ua thashë këtë gjë kur ata po pinin kafe dhe nga frika se në mur kishin një çifte. Më pas aty erdhi im shoq , ata i treguan çfarë pranova unë nga frika, im shoq më kapi nga flokët dhe se më gjuajti me shpulla”.

Sipas burimeve policore të gazetës Si është kryer këqyrja dhe kontrolli i banesës së dajos, të cilit nuk i është gjetur asnjë send i pali.gjshëm. Dajo deklaron: nuk e kam kë.rcënuar në asnjë moment dhëndrin, vetëm e kam sh.arë. më njoftoi motra e L, pra mbesa e cila më dërgoi një video, ku mbesa L . po merrej në pyetje nga dhëndri dhe vjehrri e vjehrra dhe ajo aty pranonte se kush ishte personi që kishte pasur të dashur para martese. E mora në telefon dhe i thashë: ca janë këto gjëra a jena miq, por dhëndëri më tha: nuk jena më miq, hajde merr mbesën pasi nuk ka dalë e ndershme. U shamë të dy, i thashë për çfarë arsyeje po i bëni këto gjëra që kujtoheni pas 30 ditëve martesë por dhëndri kërkoi: hajdeni merreni, nuk është grua për mua.

E ëma e nuses së re pretendon nga ana e saj se jeta e të bijës rre.zikohet, por se ky nuk është aspak shkak për nda.rje: ata duan ta lëshojnë pasi ime bijë nuk di të bëjë pune shtëpie dhe u kujtuan shumë vonë, nëse nuk ishte e nd.ershme të na thoshin ditën e nesërme këmbëngul gruaja që po ashtu shton para oficerit të komisariatit numër Kamëz: ata po na turp.ërojnë, ime bijë tani nuk është më e vir gjër dhe nuk ma merr më askush.

Policia tregon për gazetën Si se dosja do referohet për kan.osje dhe keqpë.rdorim të thirrjeve telefonike, pasi rezulton që përgjatë dy ditëve të fundit përpara den.oncimit daja ka telefonuar plot 21 herë në numrin e dhëndrit. (SI)

Baby Boo