Çmenduri: Kompanitë po ofrojnë baste mbi rastet e reja me koronavirus


Disa faqe interneti bastesh po ofrojnë koeficientë mbi numrin e personave të prekur me koronavirus gjatë një dite.

Ata që nuk qëndrojnë dot pa vënë bast në këto ditë që shumica e vendeve kanë ndaluar aktivitetet sportive, mund të përpiqen të gjejnë numrin e rasteve të reja në çdo vend, gjatë çdo dite, percjell Fakte.

Gazeta nga Singapori, “The New Paper”, ka zbuluar 5 faqe interneti që pranojnë këto baste të pështira.

Ndërsa, faqe të tjera interneti janë treguar më të ndjeshme ndaj emergjencës që po kalon planeti dhe pranojnë baste më të lehta, të tipit se kur do të rinisë fluturimet një kompani e caktuar drejt vendeve të caktuara.

Baby Boo