Çmendet moti në Kanada, shënohen 21 viktima


Temperaturat e larta kanë goditur Kanadanë ditët e fundit, teksa deri më tani janë shënuar 21 viktima.

Sipas zyrtarëve të shëndetësisë vendase, shumica e viktimave humbën jetën si pasojë e mungesës së ajrit të kondicionuar në banesat e tyre, por kishte dhe nga ata që kishin probleme shëndetësore të mëparshme. Temperaturat kanë arritur deri në 32 gradë, një vlerë kjo jo normale për klimën e vendit.Departamenti i Shëndetit Publik njoftoi se numri i viktimave mund të rritet si pasojë e temperaturave shumë te larta në ditët në vazhdim, prandaj qytetarët janë këshilluar se duhet të tregohen të kujdesshëm dhe të shmangin oraret e pikut.

Baby Boo