Çmendet deputeti maqedonas: E gjithë familja e Skënderbeut ka emra serb


Deputeti i së Majtës në Maqedoninë e Veriut, Borisllav Kërmov, është shprehur se të gjithë anëtarët e familjes së Skënderbeut kanë emra serb.

Komentet ai i bëri gjatë fjalës në Kuvend rreth propozimit francez ku drejtoi disa akuza ndaj deputetëve shqiptarë ndërsa ju referua edhe historisë.

Ai akuzoi gjithashtu ligjvënësit shqiptarë se ata merakosen më shumë për të ardhmen e Shqipërisë dhe integrimin e saj në BE sesa të Shkupit.

“E gjithë familja e Skënderbeut ka emra serb. A do të hiqni dorë nga Skënderbeu”, tha Kërmov duke iu drejtuar deputetëve shqiptar në Kuvend.

Kujtojmë se prej disa ditësh në Kuvendin e RMV ka tensione, për shkak të kundërshtimit të propozimit francez nga opozita atje.

Baby Boo