Çmenden mediat serbe, flamuri i Kosovës ngrihet në katedralen NotreDame të Parisit


Flamuri i Kosovës ka zënë vend në mesin e flamujve të shumë shteteve të botës, që janë vendosur në katedralen franceze për të shënuar njëqindvjetorin e Luftës së Parë Botërore.

Lajmin e ka bërë të ditur ambasadori i Kosovës në Francë, Qëndrim Gashi, duke thënë se për herë të parë është ngritur flamuri i Kosovës në katedralen Notre Dame të Parisit.

“Për herë të parë, flamuri i Kosovës u ngrit në katedralen Notre Dame të Parisit — në kuadër të përkujtimeve të Njëqindvjeçarit të fundit të Luftës së Parë Botërore”, ka shkruar Gashi në llogarinë e tij në Twitter.

Lajmin e kanë publikuar menjëherë edhe mediat serbe, të cilat e kanë cilësuar skandaloz këtë veprim të shtetit francez.

Baby Boo