Çmenden çmimet e derivateve


Çmimet e benzinës nga mesnata do të rriten për një denar për litër, ndërsa çmimi i dizelit për gjysmë denar, vendosi sot Komisioni Rregullativ për Energji dhe Shërbime të Ujit (KRRE). Vendimi rrit me 0.6 për qind çmimet me pakicë të derivateve të naftës.

Çmimi i ri me pakicë i EUROSUPER BS-95 do të jetë 82 denarë për litër, EUROSUPER BS-98 do të shitet për 84 denarë, EURODIESEL BS (DE-V) për 74 denarë dhe çmimi i vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) dhe më tej do të mbetet 73 denarë për litër. Ndërsa do të ulet çmimi i mazutit në 46,491 denarë.

Sipas KRRE ndryshimet në çmim vinë për shkak rritjes së çmimeve referencë në tregun botëror në shtatë ditët e fundit, për benzina mesatarisht 3,904 për qind dhe naftën me 2,74 për qind.

Baby Boo