Çka përmban kapitulli i parë i procesit të skriningut të BE-së në Maqedoni?


Në Maqedoni ekziston optimizëm për anëtarësim në institucionet euro-atlantike, në BE dhe në NATO.

Procesi i skriningut për Maqedoninë do të thotë shumë punë ku do të duhet të kyçen shumë institucione vendore dhe organizata jo-qeveritare që kanë përvojë në këtë proces nga vizitat e punës nëpër vendet evropiane.

Procesi i skriminingut, sipas faqes zyrtare të Komisionit Evropian, zyrës për Zgjerim dhe Fqinjësi të mirë do të thotë “Ngjizje të planeve dhe ligjeve për integrim në BE të vendeve që tentojnë anëtarësimin”

I gjithë procesi i skriningut ka 35 kapituj të cilat duhet të kalohen me shumë kujdes thuajse nëpër të gjithë institucionet dhe drejtoritë e shtetit.

Kapitulli i parë: Lëvizja e lirë e mallrave

Ky princip sipas Komisionit Evropian do të thotë se mallrat duhet të lëvizin lirshëm nga një shtet i Bashkimit Evropian (BE) në një shtet tjetër, gjithashtu brenda BE-së. Në të gjithë shtetet anëtare, ligji dhe rregullat tjera duhet të jenë të njejta. Ligjet e harmonizuar për produktet duhet të jenë të njejta pas çdo procesi të skriningut në shtetet e BE-së. Për këtë kapitull të skriningut duhet shumë kapacitete administrative dhe fuqi intelektuale. Zbatimi i ligjeve do të thotë edhe matje horizontale dhe procedurale në standardizim të të dhënave të akredituara dhe vendosjen e rregullave të përbashkëta të tregut./Telegraf

Baby Boo