Çka kishte në “bo*mbat” e “Monstrës”


Më 18 shtator 2019 në gjykatën e Penale për herë të parë u dëgjuan bo*mbat e para për “Monstrën”, si dëshmi të reja materiale. Gjithsej ishin 38.000 biseda dhe sms-porosi. Por çka realisht kishte në materialet e përgjuara dhe çka dëshmuan më pas ata që ishin përgjuar?

Zoran Trajkovski, nëpunës policor ishte njëri prej atyre që u dëgjua në “b*omba” i cili diku 10 ditë para se të ndodhte v*rasja e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës, kishte tentuar që shërbimeve të sigurisë të iu jep informacione se diçka e pakëndshme mund të ndodhë në vend
“10 ditë para vr*asjes, nga dy burime kam marrë informacione se rreth festave të Pashkëve do të ndodh inc*ident në të cilin do të vuajnë njerëz të pafajshëm. Mu tha se do të su*lmohet stacioni policor ose njerëz të pafajshëm. Nuk i tregova burimet, por në asnjë moment nuk përmendej Liqeni i Smillkovës”, ka deklaruar Zoran Trajkovski, dëshmitar i punësuar në MPB.

Sinisha Aleksovski, ish këshilltar për siguri kombëtare në kabinetin e ish presidentit Gjorge Ivanov, pati dëshmuar se informacioni i Trajkovskit, ishte vetëm interpretim verbal dhe jo informacion i vërtetuar.

Baby Boo