Çka i tha bujku i Reçicës, Max van der Stoelit


Sefer Tahiri

“Neve na duhet Universiteti”

“Në kohën kur u bë problem Universiteti i Tetovës, misioni i Maks Van Der Shtulit (shef i misionit të OSBE-së pas viteve 90-ta) ishte i rëndësishëm dhe siç e dini u formua Universiteti i Evropës Juglindore në Tetovë, i njohur edhe si Universiteti i Shtulit. Shtuli në një takim, meqë unë isha në politikë, isha ministër i Drejtësisë, e cila përfshinte edhe pushtetin vendor, kumtoi se ishte ndalur në gjysmë të rrugës, duke u kthyer nga Tetova (rrugës drejt Shkupit) kishte parë në njërin nga fshatrat bujqit duke punuar arat e tyre. Shtuli rrëfente “Ndalova dhe me përkthyes e pyeta njeriun se si është dhe si jetohet. Fshatari i cili punonte tokën e tij, befasishëm mu përgjigj ‘Neve na duhet Universiteti!’”

Pjesë nga diskutimi i profesorit Vllado Popovski në promovimin e dy veprave të tij shkencore në kuadër të “Ditëve të alfabetit” në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve! #Itshksh Shkup

Baby Boo