Çka është kryengritja e Ilindenit, prej ku do rrjedh edhe emri i ri i Maqedonisë (Foto/Dokument)


Maqedonia sipas gjitha gjasave do të ketë emër të ri dhe këtë e kanë vendosur dy shtete që 25 vite janë në kontest rreth emrit dhe identitetit të vendit tonë. Dje (17.05.2018) në Sofje të Bullgarisë, Zoran Zaev tha se ka propozuar emër kreativ që do të pranohet nga dy palët. Nga burime diplomatike, më vonë doli se emri i ri i Maqedonisë do të jetë: Republika Ilindenase e Maqedonisë.

Kryengritja e Ilindenit njihet si term prej vitit 1903 dhe është lufta kundër Perandorisë Osmane (PO). Kongresi Revolucionar Maqedonas në Selanik ka sjellë vendim në atë kohë që me ardhjen e pranverës të çohen në kryengritje ndaj sjelljes së vrazhdë të PO-së.

Më vonë, në Manastir është rishikuar vendimi i Selanikut për kryengritje. Damjan Gruev, Boris Sarafov dhe Anastas Lozançev kanë vendosur që kryengritja të bëhet më 2 gusht të vitit 1903, apo në ditën e quajtur Dita e Shën Ilisë, prej edhe ku ka mbetur emri ILINDEN.

Gjatë kryengritjes, ndërkohë është krijuar edhe Republika e Krushevës që ka zgjatur vetëm disa ditë.

Kryengritja e Ilindenit ka zgjatur vetëm disa ditë dhe ka qenë luftë e përbashkët kundër Perandorisë Osmane.

Sipas librave historikë, me autorë maqedonas, gjatë kësaj periudhe janë vrarë mijëra kryengritës dhe ushtarë të PO-së, janë djegur qindra fshatra, janë dëbuar nga Maqedonia për në Bullgari mijëra banorë dhe ka pasur shumë të plagosur.

Për Maqedoninë e tanishme ”Ilindeni” është një datë e shenjtë në histori, edhe pse Bullgaria thotë se është datë e rëndësishme edhe për ta. Gjithashtu, sot Ministri i Mbrojtjes i Bullgarisë, Krasimir Karakaçanov tha se kryengritja e Ilindenit ishte një kryengritje bullgare.

Përndryshe, dy gushti në Maqedoni është festë shtetërore./Telegrafi

Baby Boo