Civil Right Defenders: Shumica e qytetarëve e mbështesin të drejtën e Marshit të qetë të krenarisë


Organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, Civil Right Defenders zbatoi hulumtim të mendimit publik, gjatë “Paradës së dytë të krenarisë” në Shkup, që tregon se shumica e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut e mbështesin të drejtën e LGBTI+-së, personat të mbajnë Marsh të qetë të krenarisë.

“Në pyetjen nëse pajtohen me atë se personat e LGBTI+-së duhet të kenë të drejtë qetë të marshojnë nëpër Shkup, 55 për qind e të anketuarve janë përgjigjur pozitivisht. Kjo paraqet përmirësim në krahasim me rezultatet e vitit 2015 kur 47 për qind e qytetarëve kanë dhënë përgjigje negative në këtë pyetje”, thuhet në kumtesë.

Sipas të dhënave, faktor kryesor që kontribuon për rezultate të tilla është çështja nëse qytetarët janë në komunikim me LGBTI-në, me të cilën 83 për qind e qytetarëve të cilët janë në komunikim me LGBTI-në, pajtohen me të drejtën e tyre të mbajnë Marsh të krenarisë.
Hulumtimet tregojnë se 70 për qind e të anketuarve të moshës prej 18 deri në 29 vjet, të cilët kanë arsim të lartë dhe jetojnë në mjedise urbane pajtohen se personat e LGBTI+-së janë qytetarë sikur edhe gjithë të tjerët, në krahasim me vitin 2015 kur 54 për qind e të anketuarve janë pajtuar me këtë deklaratë.

Koordinatori i programit të Civil Rights Defenders për Maqedoninë e Veriut, Damjan Zdravev, theksoi se komuniteti LGBTI+ në Maqedoninë e Veriut, por edhe pjesën më të madhe të Ballkanit Perëndimor, është e vetëdijshme për sfidat që paraprijnë në rrugën për sigurim të shoqërisë së drejtë dhe të barabartë në të cilën personat LGBTI+ nuk do të përjashtohen dhe diskriminohen.
Anketa është zbatuar si pjesë e hulumtimit rajonal të Civil Rights Defenders dhe agjencisë IPSOS Marketing strategjik i mostrës përfaqësuese prej mbi 6000 të anketuarve.

Baby Boo