Çitaku për Kosovën: Është një ideal për të cilin jemi përgatitur dhe do luftojmë për ta ruajtur


Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, ka shkruar një opinion në Washington Times, ka falënderon SHBA’në për ndihmën që i kanë dhënë Kosovës dhe po vazhdojnë akoma këtë.

Kosovarët nuk do ta harrojnë kurrë ndihmën që Amerika i dha Kosovës, madje do të vazhdojnë të jeni si popull më pro-amerikan në Europë, thotë Çitaku.

Çitaku ka thënë se Kosova po dëshiron paqe me Serbinë, por janë gjithmonë vigjilentë ndaj lirisë që populli fitoj me shumë vështirësi. Ajo thotë se është një ideal për të cilin kosovarët janë përgatitur të vdesin përsëri duke luftuar.

Ajo po ashtu ka çmuar angazhimin e ambasadorit Grenell në zgjidhjen e çështjes me Kosovës dhe Serbisë, po ashtu edhe angazhimin e presidentit Trump ku ka theksuar se njohja ndërsjellët është normalizimi i marrëdhënies, shkruan Gazeta Metro.

“Kosova dëshiron paqe me fqinjët e saj dhe është e gatshme ta vazhdojë dialogun me Serbinë. Sidoqoftë, ne jemi vigjilentë ndaj lirisë tonë të fituar vështirë. Është një ideal për të cilin jemi përgatitur të vdesim dhe të cilin do të luftojmë për ta ruajtur. I detyrohemi atyre që kanë paguar çmimin përfundimtar. Shtëpia e Bardhë ka marrë përgjegjësinë dhe ka emëruar dy të dërguar specialë që kanë injektuar rajonin me energji të reja. Ambasadori Grenell tani është duke udhëhequr pa frikë konfliktin e papërfunduar shekullor midis Kosovës dhe Serbisë me një marrëveshje përfundimtare. Ndërsa forcat e paqëndrueshme përpiqen të nënvlerësojnë këtë proces, presidenti Donald Trump e ka përcaktuar mënyrën duke e bërë të qartë se Shtetet e Bashkuara e shohin njohjen e ndërsjellë si themelin e marrëdhënies së normalizuar dhe bazën e çdo marrëveshjeje gjithëpërfshirëse”, ka shkruar Çitaku në një opinion për Washington Times.

Më poshtë keni opinionin e plotë të Çitakut shkruar për Washington Times.

Baby Boo