Çitaku i reagon Kurtit për vizat: Kontributi i vetëm i juaji është gazi lotsjellës në Kuvend


Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, i ka reaguar kryeministrit Kurti pasi ky i fundit tha se puna më e madhe për liberalizimin e vizave është bërë në dy vitet e fundit, kur ka ardhur ai në pushtet.

Sipas Çitakut, Kurtit dhe LVV-së nuk i takon t’i marrin meritat pasi thotë se ata se kanë votuar as pakon ligjore që i parapriu heqjes së vizave dhe as MSA-në.

‘Kontributi’ i vetëm, sipas saj, është gazi lotsjellës në Kuvend.

“Komisioni Evropian e ka dhënê rekomandimin për liberalizimin e vizave shumë vite para se ju të vini në pushtet. Mos i fyeni qindra shërbyes civil të cilët kanë punuar me shumë zell e përkushtim”, shkroi nënkryetarja e PDK-së. /Reporteri.net/.

Baby Boo