Çitaku i bën thirrje Kurtit: “Mos ndjellni frikë e panik, s’ka me pasë lu*ftë në Kosovë”


Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reguar ndaj deklaratës së kryeministrit Kurti ku në një intervistë për gazetën italiane, La Repubblica, kryeministri Albin Kurti thotë se ekziston rreziku i një konflikti të ri mes Kosovës dhe Serbisë.

Çitaku përmes një postimi në Facebook ka bërë thirrje që të mos bëhet panik, sepse nuk do të ketë lu*ftë në Kosovë, përcjell Periskopi.Ajo tutje ka shkruar se NATO është garantues i sovranitetit të Kosovës dhe se sipas saj Serbia e di shumë mirë çka sjellë një konflikt i hapur me NATO-n.

“Ka pasë lu*ftë në Kosovë para 23 vitesh. Disa prej nesh kemi qenë të rritur dhe kemi pasë mundësinë me lu*ftu atëherë. Ndërkohë, Serbisë sot më së shumti i konvenon status quo, dhe mundësisht me folë për stikersa e barikada. Lu*fta konvencionale ka përfunduar. Tash betejat janë të një natyre tjetër”, ka shkruar tutje Çitaku.

Baby Boo