Cipras: Pritet të shohim se a do t’i plotësojë Shkupi obligimet


Së pari vendi fqinj t’i plotësojë obligimet e Marrëveshjes dhe pastaj në janar ose shkurt do të flasim me partnerin koalicionar që të shohim se si do ta lëvizim procesin, tha kryeministri grek, Aleksis Cipras në konferencë për media në Bruksel pas Samitit të NATO-s, në lidhje me pozitat kundërshtuese që i kanë me Panos Kamenos për Marrëveshjen e Prespës, transmeton Portalb.mk.

Kryeministri grek tha se dëshiron që vendi ynë t’i plotësojë obligimet.

“Tani mbetet të shohim se vendi fqinj, qeveria e Shkupit, a do t’i plotësojë obligimet që dalin nga Marrëveshja e Prespës dhe dëshirojmë, unë personalisht dëshiroj të ketë sukses sepse ky është intervenim historik që i zgjidh problemet shumëvjeçare e politikës tonë të jashtme, ndërsa kur do të arrihet, në janarë, shkurt, atëherë do të flasim me partnerët koalicionar që të shohim se si do të lëvizë procesi, ashtu siç janë parashikuar obligimet nga marrëveshja”, tha Cipras në konferencën e mbrëmshme për shtyp në Bruksel.

Siç njoftoi korrespodenti i MIA-s nga Athina, për marrjen e ftesës së Maqedonisë nga NATO, Cipras ka thënë se është “ditë historike sepse, më në fund pas dhjetë viteve po zbatohet vendimi i famshëm i Bukureshtit”.

Baby Boo