Cipras: Marrëveshja i përmbushi kushtet e kërkuara


Pak më herët edhe kryeministri grek, Aleksis Cipras tha se marrëveshja e arritur midis Maqedonisë dhe Greqisë është marrëveshje e mirë dhe se e njëjta përfshin kushtet e palës greke, erga omnes dhe ndryshime kushtetuese. Për ta informuar rreth marrëveshjes, Cipras takoi Presidentin grek, Prokopis Pavlopulos ndërsa do të vazhdojë që për të njëjtën t’i njoftojë edhe krerët tjerë politik.

Është arritur marrëveshje që ruan trashëgiminë kulturore të Maqedonisë së lashtë greke dhe parashikon ndryshime të gjera në kushtetutën e vendit fqinj, duke përfshirë ato që kanë të bëjnë me papërgjegjshmërinë. Jam shumë i lumtur, sepse marrëveshja që është arritur i mbulon kushtet e vendosura nga Qeveria greke, siç janë: ndryshimet kushtetuese dhe erga omnes. Kemi një marrëveshje për një çështje që është përkeqësuar prej vitesh nga politika e jashtme greke, një marrëveshje e mirë dhe e dobishme për Greqinë e cila ka të bëjë me emrin e vendit fqinj që do të jetë erga omnes , brenda vendit dhe në marrëdhëniet e saj të jashtme – deklaroi kryeministri i Greqisë Aleksis Cipras.

 

Baby Boo