Cipras, kryeministri i parë grek që do ta vizitojë Shkupin

Kryeministri grek Aleksis Cipras pritet që së shpejti të vizitojë Shkupin, i shoqëruar nga një biznes-delegacion, ku më vonë mund të formohet edhe këshill i lartë për bashkëpunim të Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Baby Boo

Lajmi e ka bërë të ditur vete kryeministri Cipras gjatë fjalimit të tij në forumin e katërt ekonomik në Delfi.

“Dëshiroj t’ju zbuloj, se shumë shpejtë do të bëhem kryeministri i parë grek, i cili zyrtarisht do ta vizitojë Shkupin, i shoqëruar nga një biznes-delegacion. Dhe në mënyrë shtesë do të qasemi ndaj mbledhjes themeluese të këshillit të lartë për bashkëpunim të Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut, me qëllim që t’i hulumtojmë mënyrat për thellimin e bashkëpunimit tonë për një sërë sferash me interes të përbashkët”.

Gjithashtu ndër të tjera ai ka deklaruar se  do të punohet për një bashkëpunim në ekonomi, turizëm, energjetikë, kulturë si dhe bashkëpunim ushtarak dhe policor.