Cipras i publikon disa pjesë të bisedës telefonike me Zaevin (VIDEO)


Kabineti i kryeministrit të Greqisë, Aleksis Cipras, ka publikuar disa pjesë nga biseda telefonike të cilën e ka bërë me kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev, në ditën kur është arritur zgjidhja për çështjen e emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë.

Në video gjithashtu ka edhe inserte nga Prespa, ku është nënshkruar marrëveshja.

Nën titullin “Marrëveshja e Prespës është fitore e madhe diplomatike dhe mundësi e madhe historike”. Videoja është e gjatë 100 sekonda, nga Kabineti i Ciprasit zbulojnë se si është caktuar takimi nga dy palët në Liqenin e Prespës.

Videoja fillon me peizazhe nga Prespa, ndërkaq më pas me pamje nga zyra e Ciprasit. Data është e martë, 12 qershor 2018-të, dita kur ishte arritur Marrëveshja. Kryeministri grek kur ka folur me Zaevin ka qenë në prani të këshilltarit të tij për punë të jashtme.

Zoran, e di rajonin e Prespës?, për një moment e pyet Ciprasi homologun e tij nga Maqedonia, derisa në fletoren përpara tij, është e shkruar fjala “Prespes”.

Videoja zbuloj edhe një pjesë të vogël të dialogut mes dy kryeministrave.

“Ky është Ballkani, kjo është politika. Ti do të përballesh me vështirësi, ashtu sikur edhe unë, por mendoj se historia do t’i arsyetojë vendimet tona”, i thotë Ciprasi Zaevit.

“Ne jemi shumë të gëzuar. Po. Kjo është historike, mik”, i përgjigjet kryeministri Zaev, transmeton Portalb.mk.

“Marrëveshja e Prespës është moment historik për Ballkanin dhe për popujt tanë”, shkruan në pjesë të videos, e cila ka prapavijë muzike, përveç në pjesët ku ka dialog.

Sipas të gjitha gjasave pasi që kanë arritur marrëveshje, Cipras i thotë Zaevit se është i gëzuar që do të jetë kryeministri i parë që do ta vizitojë vendin tonë.

“Do të isha i gëzuar që do të jem kryeministri i parë që do ta vizitojë Maqedoninë e Veriut”, thotë kryeministri grek i buzëqeshur.

Pas arritjes së marrëveshjes nëpërmjet telefonit, Aleksis Cipras ka pasur fjalim deri te popullata greke, ndërkaq një pjesë të fjalimit të tij, ku thotë se “po hapet një dritare drejt ardhmërisë, dritare e solidaritetit, miqësisë, bashkëpunimit, prosperitetit dhe zhvillimit mes dy popujve”, është e përfshirë në video.

Nga zyra e Ciprasit edhe nga 12 qershori, regjisori i videos ngjarjen e transferon më 17 qershor në Prespë, në ditën dhe gjatë kohës kur është shkruar Marrëveshja.

“Këtu sot në Prespë, fillojmë bashkë të nënshkruajmë një këngë të re. Qëllimi ynë është që kjo këngë e gëzueshme të këndohet për shumë shekuj. Në gjuhën tonë dhe në gjuhën tuaj. Në vendin tonë dhe në vendin tuaj. Nga populli jonë dhe nga populli juaj”, tha Cipras menjëherë pas nënshkrimit të Marrëveshjes, ku edhe është vendosur një insert mu në çastin kur nënshkruhet Marrëveshja.

Videoja është pjesë e fushatës së Qeverisë së Greqisë “Ishte e drejtë, e vumë në praktikë”, për atë që deri më tani është punuar. Me këtë slogan, mbaron edhe videoja 100 sekondëshe, kushtuar Marrëveshjes për Emrin, mes Maqedonisë dhe Greqisë.

Baby Boo