Cinizmi i përfaqësuesit të Rusisë për flamurin e Kosovës në prapavijë të Konjufces: Me siguri është i Bosnjës


Kosova është duke u përfaqësuar në seancën e Këshillit të Sigurimit nga ministri i Jashtëm në detyrë, Glauk Konjfuca.
Kjo mbledhje po mbahet në mënyrë virtuale për shkak të pandemisë COVID-19.

Në paraqitjen e tij, Konjufca kishte vendosur në prapavijë flamurin e Kosovës, e për këtë ka reaguar përfaqësuesi i Rusisë.

Vasily Nebenzya në fjalimin e tij, tha se nuk e njeh flamurin, por që duke shikuar ngjyrat mund të jetë flamuri i Bosnjës.

“Po shohë prapavijën të Konjufca, në bazë të ngjyrave mund të jetë flamuri suedez apo i Bosnjës. Por pasi po flasim për Ballkanin Perëndimor me siguri është i Bosnjës dhe Hercegovinës. Do të doja të ju kërkoj që t’i njoftoni pjesëmarrësit se cila duhet të jetë prapavija apo simbolet e duhura dhe cilat janë simbolet e padëshiruara në këtë mbledhje”, deklaroi ai.

Ai më tej tha se liderët në Kosovë nuk janë të interesuar për dialog me Serbinë.

“Situata në Kosovë vazhdon të përkeqësohet dhe nuk ka ndonjë pamje të mirë të ndonjë arritjes politike të cilat u prezantuan sot. Liderët shqiptarë nuk shprehin interesim për dialog, përkundër liderëve në Serbi. Ata e përkrahin njoftimin e Albin Kurtit, që tarifat largohen me 1 prill, fakti është që janë pezulluar përkohësisht më shumë kërkesa, dhe të papranueshme për Beogradin”.

Baby Boo