Cili shtet do të jetë ndër të parët që do të ketë vaksinën kundër COVID-19


Ministri i Jashtëm, Luigi Di Maio, tha të enjten se Italia do të jetë ndër vendet e para që do të ketë një vaksinë eventuale kundër COVID-19.
“Italia është pjesë e dy marrëveshjeve të mëdha ndërkombëtare, ajo me Pfizer dhe ajo me AstraZeneca, të cilat janë në fazën më të përparuar dhe po arrijnë sukses të madh në testime”, ka thënë Di Maio, shkruajnë mediat italiane.

Dhe sipas tij, “Italia do të jetë një nga vendet e para në botë që do të ketë një vaksinë”.
Ndryshe, sipas të dhënave të fundit, shkalla e infeksioneve me COVID-19 po bie në Itali, por vdekjet janë rritur prej rreth 42% në shtatë ditët e fundit.
Në javën nga 11 në 17 nëntor, Italia pa një ngadalësim të parë në rritjen e rasteve të COVID-19 por se rritja e vdekjeve ishte “eksponenciale”, me 41.7%.

Baby Boo