Cili është gabimi më i madh i Ramushit si kryeministër? Përgjigjet Daut Haradinaj


Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive në emisionin “Pressing”, me Leonard Kerqukin, në televizionin T7.

Daut Haradinaj është pyetur se cili është gabimi më i madh që ka bërë vëllai i tij, Ramush Haradinaj, prej kur e ka marrë mandatin si kryeministër i vendit.

“Të them të drejtën, përveç numrit të zëvendësministrave… që e kam quajtur jopopullor, ka pasur ndoshta edhe të natyrave në afekt të reagimeve”, është shprehur Daut Haradinaj në T7.

“Por, s’shoh ndonjë gabim që u ka kushtuar qytetarëve të Kosovës drejtpërdrejt”, ka thënë Daut Haradinaj.

Duke iu kthyer edhe njëherë vlerësimit të tij për zëvendëministrat, ai ka thënë se “e ka humbur edhe kuptimin në publik të qenit zëvendëministër”.

Baby Boo