Cili është fituesi më i madh i lotarisë ndonjëherë dhe çfarë jete bën tash ai


Edwin Castro 30-vjeçar është personi që ka fituar shumën më të madhe në lotari ndonjëherë. Ai kishte fituar një xhekpot rekord prej 2 miliardë dollarë.

Castro është parë me një Porsche klasike me vlerë 250 mijë dollarë, duke u ndalur në një bankë për të bërë tërheqjen e parave, shkruan “The Sun”.

Ai vitin e kaluar fitoi shumën më të madhe në lotarinë “Powerball”.

Por, vendosi që të merrte pagesën menjëherë në vend se të merrte pagesë të shkallëzuar, duke u larguar kështu me një fitim afro 1 miliard dollar.

E bëri atë miliard brenda nate dhe më të pasur se personat e famshëm si Cristiano Ronaldo, Maddona apo Tom Cruise.

Castro u paraqit për të bërë tërheqjen në shkurt, ndërsa çmimin e kishte fituar në nëntor.

Pos veturës së re luksoe, Castro ka vendosur të blejë edhe dy prona multimilionë dollarëshe në Kaliforni.

Bleu për 25.5 milionë dollarë një pronë në “Hollywood Hills”, që ka një dhomë për loja, një çilar të venës, një palestër, pishinë dhe spa.

Ka pesë dhoma gjumi, shtatë tualete, ndërsa total rreth 1250 metra katror hapësirë për të jetuar.

Një pronë tjetër e ka me pamje nga malet “San Gabriel”. Një vilë 4 milionë dollarëshe. Kjo vilë është vetëm pak metra larg nga pompa e benzinës në Altadena ku ai kishte blerë biletën e “Powerball” e cila e bëri milioner.

Është shtëpi e vitit 1953 e stilit japonez, me pesë dhoma gjumi e katër tualete.

Ka një pishinë, kinema dhe garazh masive për dhjetëra vetura luksoze.

Stili i ri i jetës i Castros kërkon edhe siguri 24-orëshe në ditë.

Ai raportohet se ka angazhuar tre truproja që e përcjellin vazhdimisht.

Edwini jetonte në një apartament me një dhomë gjumi para se fati t’i buzëqeshte.

Në “TMZ” ai ishte përshkruar si njeri i qetë dhe me zemër të mirë.

Baby Boo