Cili është dallimi mes të akuzuarve të Sopotit dhe të akuzuarve të Kumanovës?


Nga Agim Behluli:

Që nga viti 2002, kur qeveria e atëhershme (LSDM) kritikohej ashpër nga opozita maqedonase (VMRO DPMNE) për koalicionimin me BDI-në ,konkretisht me ish ushtarët e uçk-së, filluan të enden fjalë se gjoja në Maqedoni po vërehen lëvizje të grupacioneve terroriste për të destabilizuar situatën,duke aluduar në njerëz të ish uçk-së ,të cilët nuk ishin të pajtuar me politikën e BDI-së…Por,e vërteta ishte krejt diçka tjetër…Sikur dikush dëshironte të inskenojë raste te fëlliqura për të njollosur gjithë atë që e bëri uçk-ja.Donin që epitetin ” terrorizëm” t’ia veshnin panda shqiptarëve… Derisa në njërën anë u pat legalizuar veprimi i BDI-së si subjekt politik,në anën tjetër punohej që shqiptarët të etiketohen me epitetin e lartëpërmendur.

Cfarë duheshte të ndodhë?!Pra,ata (skenaristët) pë t’i quajtur shqiptarët destabilizues,ekstremistë e terroristë duhej të mendonin si t’ua prishnin shqiptarëve marëdhëniet me faktorin ndërkombëtar duke e planifikuar sëpari rastin e Sopotit pët t’i vrarë ushtarët e NATO-s dhe gazetarë dhe menjëherë pas edhe rasti “Bombashët e Kumanovës” ku duhej të ngrenin në ajër trenin ndërkombëtar i cili kishte destinacionin Athinë-Minhen, por në këtë rast paska kaluar vetëm lokomotiva,pa vagona…E gjithë kjo që do të ndodhte,qëllimi ishte që rastet të marrin karakter më serioz ndërkombëtar,thjeshtë thënë,qëllimi ishte të degradohen shqiptarët…

Për t’i realizuar këto raste skenaristëve do t’u duheshin edhe dy viktimat e para, Ramadan Bajrami te rasti i Sopotit dhe Avni Ajeti te rasti “Bombashët e Kumanovës”… Aksioni për t’i burgosur këta dy ishte i shpejtë dhe emrat e tyre filluan të përmenden nëpër mediat botuese dhe elektronike…,të deklaruara nga njerëzit e parë të DSK-së. Ky i pari (Ramadani), duheshte të bëjë një grup me sopotasë,kurse ky i dyti (Avniu),duheshte të bëjë një grup me njerëz të përzier…Normal…,këta dy nuk e kanë pasur lehtë derisa i kanë nënshkruar deklaratat e dhunshme ,për të pranuar se këta emra që figurojnë në listat e tyre të jenë aktorët e mundshëm,konkretisht të akuzuarit e të dy veprave “terroriste”. … Dikush,sikur e kishte planifikuar dhe arriti që ta realizojë skenarin e tyre “të suksesshëm”

Në fillim të burgosjes së këtyre njerëzve të gjitha mediat po flisnin se bëhet fjalë për një grupacion të organizuar terrorist të përkrahur nga diaspora dhe se bëhet fjalë pë një organizatë terroriste ,të ndarë në ekipe veprimesh me qëllim të njejtë…Në anën tjetër edhe shoqatat joqeveritare organizonin protesta masive për të dy rastet,duke kërkuar lirimin e të burgosurve , të cilët që nga fillimi janë deklaruar se janë të pafajshëm…Cfarë ndodhi?!!

Dëshira dhe realiteti i rastit të Sopotit u realizua,ashtu sikur pritej…

Por,rasti “Bombashët e Kumanovës” pse nuk filloi dhe nuk mbaroi me rastin e Sopotit?

A thua ,pas gjithë asaj që u tha më lartë ,tash cili është dallimi mes të akuzuarve të Sopotit dhe të akuzuarve të Kumanovës?

Këta të Sopotit kishin Ramadan Bajramin,kurse “Bombashët e Kumanovës kanë Avni Ajetin…
Inspektorët e Ramadanit ishin edhe inspektorët e Avniut…
Sikur rasti i Sopotit gjithashtu edhe “Bombashët e Kumanovës” duhet të trajtohen njësoj sepse që të dy janë të montuar…

Nuk mundet njëri grup të shpallen të pafajshëm,kurse grupi tjetër të mbeten fajtorë…

Avni Ajeti është përgjigjur se do të deklarojë të vërteten e rastit të montuar,sikur që e ka deklaruar edhe para gjyqit ,por që nuk i është marrur parasysh…

Shpresojmë se edhe ky rast do të merr epilog të pafajsisë…

Baby Boo