Cili është çmimi më i madh që ka marrë për një set fotografik, me kë nga të famshmit nuk do të bashkëpunonte kurrë, na tregon fotografi i njohur Nehat Behrami


Nga: Vedat Abdi
Ai është padyshim një ndër fotografët më të mirë në Kosovë dhe jo vetëm, duke qenë se karriera e tij së fundmi ka patur sukses të madh ai njihet edhe jashtë kufijve të Kosovës.
Nehat Behrami profilin e të cilin shumë shpesh mundet ta ngatërrojmë me një model nga fotografitë e tij që na e lënë këtë përshtypje, edhe pse puna e tij është si fotograf.
Përkushtimi dhe ambiciet ndaj punës e bëjnë atë që të jetë shumë i veçantë, që sipas tij janë këto disa cilësi që duhet ti parasheh çdo fotograf tek vetja e tij.
Ndërkaq, nga ana tjetër sa i përket profesionalizmit duket shumë qartë suksesi në të,  duke parë faktin se ai ka bashkëpunuar me një sërë personalitetesh, me fytyra të njohura publike artistë, aktorë, modele, duke filluar nga Ziza Pajaziti, Gjelbrona Gashi, Loredana e Moozik, Arjola Demiri, Fjolla Morina, Geta Beqa e deri tek Lori Kaçka e Morena Taraku si dhe shumë personazh të njohur në trojet shqiptare. Përveç kësaj ai ka fotografuar edhe shumë çifte që janë ndjerë shumë të kënaqur nga puna e tij.
Ai në një intervistë ekskluzive për Pa Censurë rrëfen të gjithë rrugëtimin e tij si fotograf, sukseset dhe sfidat si dhe shumë të tjera.

Nehat Behrami

Kur dhe si filloi interisimi yt për fotografinë, më sakt çfarë të inspiroi?

Interesimi im për fotografinë ka filluar qysh para 10-11 viteve dikur, faktikisht mua gjithmonë më ka pëlqyer dhe më ka inspiruar e bukura, fillimisht kam filluar si shumica me natyrë, insekte e objekte të ndryshme, por më pas gjërat ndryshuan, tani për tani jam më i fokusuar tek fashion dhe wedding e që sot vazhdoj të merrem ende me këtë.

Ke kaluar sfida dhe vështirësi për të aritur këtu ku je sot?

Normalisht si çdo profesion tjetër që ka sfida edhe puna e fotografit është njësoj, sidomos një profesion që nevojitet një investim i madh e për të cilin nuk e di më pas se a do të kthehet ose jo. Mirëpo me punën time, ndihmën e Zotit dhe përkrahjen e familjes jam këtu ku jam sot. Çdo fillim i ri ka edhe vështirësi edhe sfida, por përfundimi pastaj është më ndryshe.

Ziza Pajaziti/Fotografia: Nehat Behrami

Nëse do të të jepej mundësia e dytë çfarë do të ndryshoje?

Nuk edi, të them të drejtën mendoj se çdo gjë kam bërë ashtu siç kam dashur unë dhe nuk mendoj se do të ndryshoja diçka. Ndoshta, është më mirë që mos t’ju besojmë shumë të tjerëve dhe të fokusohemi tek vetja, sepse tek e fundit çdo njeri me punë mundet t’ja arrijë qëllimit.

Morena Taraku/Fotografia: Nehat Behrami

Ke fotografuar shumicën nga të famshmit shqiptar, na thuaj një emër që nuk do të bashkëpunoje kurrë?

Po, në fakt kam pasur rastin që shumicën e personazheve publik t’i kem para kamerës time, dhe emri im së paku një herë është etiketuar në profilet e tyre. Ndërsa sa i përket pyetjes që nëse nuk do të bashkëpunoja me ndonjë nga fytyrat publike nuk kam një emër pasi që unë kam kaluar mirë me të gjithë të paktën për aq kohë sa kemi punuar bashkë.

Lori/Fotografia: Nehat Behrami

Na thuaj çmimin më të ulët dhe atë më të lartin që ke marrë për një set fotografik?

Puna e çmimit mendoj se nuk ka nevojë të diskutohet, por mund të them që në fillimet e mia përshembull kam filluar me 2.50 euro për një foto, dhe pastaj kuptohet me kalimin e kohës ka ndryshuar teknika, standardi, përvoja parime që më pas normalisht kalojnë edhe tek ndryshimi i çmimit, sepse 10-11 vite punë nuk janë pak.

Geta Beqa/Fotografia: Nehat Behrami

Nëse jo fotograf, çfarë profesioni tjetër do të zgjidhje?

Nëse jo fotograf, patjetër që diçka që ka të bëjë me artin. Ndoshta edhe muzikë pse jo, sepse nuk e përjashtoj edhe faktin që nuk më mungon veshi për muzikë.

Gjelbrona Gashi/Fotografia: Nehat Behrami

Përpara objektivit, cilët janë ato cilësi që duhet ti ketë çdo fotograf?

Një buzëqeshje të mirë dhe të sinqertë, ndërsa sa i përket anës profesionale tek fotografia rëndësi të madhe ka ndriçimi, pastaj kuadri e kështu me radhë.

Loredana & Mozzik/Fotografia: Nehat Behrami

Do të pranoje ndoshta përsëri për një set fotografik me Gjelbrona Gashin ose Ziza Pajazitin, që kujtojmë se keto te  fundit kanë qenë “bombë”?

Patjetër që po, Gjelbronën dhe Zizën përveç se i kam shumë shoqe të mira i kam edhe ndër klientet më të veçanta, që më respektojnë mua në rradhë të parë pastaj punën time, është kënaqësi shumë e madhe që gjithmonë me punu me njerëz të tillë. Shpesh herë e them që kam klientet më të mirë në botë.

Leunita Murtezi/Fotografia: Nehat Behrami

Na përmend tre cilësi tek vetja që të bëjnë më të veçantë nga të tjerët?

Ndoshta do e kisha zgjedhur më shumë jo vetëm një, mendoj që Zoti më ka bekuar me shumë cilësi të mira. Në radhë të parë jam njeri i besueshëm dhe jam shumë komunikativ, gjë që ndikon për të mirë tek klienti që të ketë komoditetin e duhur përballë kamerës. Së dyti pastaj jam njeri me këmbë në tokë, nuk jam xheloz as për konkurencë përkundrazi unë i përkrahi gjithmonë kur kam mundësi, më pas jetoj për veten dhe jo për të tjerët dhe mundohem të jem korekt me klientët.

Faleminderit shumë.
Kisha kënaqësineë të ishha pjesë e intervistës suaj.
Me respekt Nehat Behrami.

Më poshtë ju sjellim një kolazh me disa fotografi të realizuara nga vetë fotografi Nehat Behrami.

 

Baby Boo