Cilësia e dyshuar e mazutit, qershori zbardh të vërtetën


Pas angazhimeve qeveritare ndaj keqpërdorimit të naftës së kuqe, janë rritur përpjekjet edhe vënien nën kontroll më të madh të keqpërdorimeve eventuale me mazutin nga importi. Në muajin prill, Parlamenti e miratoi vendimin qeveritar për barazimin e akcizës për vajin ekstra të lehtë për amvisëri dhe karburantit të dizelit. Një vendim i tillë, sipas arsyetimit të ekzekutivit, do të jetë kundër keqpërdorimit të vajit ekstra të lehtë, duke mundësuar edhe lu*ftimin e ekonomisë gri, mbrojtjen e ambientit, konsumatorëve dhe tregut nga konkurrenca jolojale. Njëherësh, pritet të anulohen shkaqet që dë*mtonin buxhetin, qytetarët, si dhe kompanitë që punojnë me derivate të naftës shtojnë nga qeveria.

Në ndërkohë, javën e kaluar u ngrit çështja edhe e importit të mazutit të dyshimtë nga jashtë, ndërsa janë paralajmëruar edhe vendime për ndalesë të punës për disa kompani. Afera me cilësinë e dyshuar, si dhe keqpërdorimet e mundshme me importin e karburantit të rrezikshëm mazut, pritet të zbardhen deri në mesin e këtij muaji qershor. Kontrollet do të duhet të tregojnë se sa janë të bazuara dyshimet për importin e derivateve të naftës të rre*zikshme për shëndetin e qytetarëve dhe të dëmshme edhe për ambientin.

Javën e kaluar u paralajmërua se do të ketë edhe ndalesë të punës për disa kompani tek të cilat nuk është gjetur tepricë squfuri, por është gjetur tepricë uji për shkak të kondensimit dhe hirit që është jashtë standardeve. “Në bazë të kësaj, do të ketë vendim për ndalesë të kryerjes së veprimtarisë të atyre kompanive. Njëherësh, gjatë kontrolleve janë parë edhe mungesa të tjera, si mbajtja e rezervave të domosdoshme prej së paku 5 për qind si bazë për fitimin e lejes për import të naftës, andaj edhe në mënyrë përkatëse do të propozohet marrja e lejes nga ana e Komisionit Rregullator”, thotë kryeministri Zoran Zaev.

Në ndërkohë, pas hulumtimit të laboratorisë hulumtuese “Komplot kundër ajrit”, që pretendon se vaji i dedikuar për mbeturina është importuar si mazut dhe është djegur në më shumë institucione të shtetit, por edhe në kompani private, opinioni është në pritje të përgjigjeve nga kompetentët, nëse ka pasur apo jo manipulime me cilësinë e mazutit të importuar.

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, tha ditë më parë se nuk do të ketë kompromis lidhur me cilësinë e derivateve të importuara të naftës, si dhe me manipulimet gjatë importit të mazutit. “Rezultat e kontrolleve të jashtëzakonshme të së dielës në pompat e benzinës të gjashtë kompanive do të shpallen këto ditë, ndërsa do të ketë edhe sanksione për ato kompani që kanë manipuluar me importin e mazutit dhe përgjegjësi nga institucionet që kanë lejuar diçka të tillë”, thekson Bekteshi. Sipas tij, planifikohen edhe kontrolle në dhjetë kompanitë që punojnë në tregtinë e derivateve të naftës.

Nga Ministria e Ekonomisë thonë se janë të vendosur të shmangin manipulimet e mundshme me cilësinë e karburanteve të përdorura në vend përmes kontrolleve të intensifikuara. “Në rrjedhë e sipër është grumbullimi i të gjitha të dhënave për distribuimin e karburantit të dyshimtë, ndërsa opinioni do të informohet nëse nuk janë realizuar të gjitha procedurat në përputhje me rregulloren për cilësinë e karburanteve të lëngëta dhe procedurat për importin e derivateve të naftës. Gjithashtu, dokumentet do t’i dorëzohen Prokurorisë Publike”, thonë në Ministrinë e Ekonomisë.

Nga ana tjetër, organizatat joqeveritare ekologjike si “Nisma О2” thonë se zgjidhja për këtë problem është shumë e thjeshtë dhe e njëjta mund të funksionojë menjëherë. Sipas tyre, problemi mund të zgjidhet me ndryshimin e ligjeve, apo me ndalesën e importit të derivateve të naftës dhe ndalesën e përdorimit të mbetjeve industriale që përdoren si energjens në vend. Ata kërkojnë edhe rritjen e akcizave për këto karburante ngjashëm me shtetet fqinje dhe evropiane.

Në Slloveni, për shembull, akciza për mazutin është 56 herë më e lartë se e jona, ndërsa në Bullgari është 128 herë më e lartë. Akciza për kerozinën për ngrohje në Kroaci është 8 herë më e latë dhe në Bullgari – 11 herë më e lartë se akciza në Maqedoni. Nga kjo organizatë ekologjike thonë se në vendin tonë mungojnë edhe akcizat për qymyr dhe koks, si dhe tatimet ekologjike për CO2, NO2, dhe squfur. “Me fjalë të tjera, nuk duhet të kemi ligje që stimulojnë konsumin e këtyre energjenseve tejet ndotëse, por përkundrazi – nevojitet të punohet në destimulimin e tyre”, thonë nga “Nisma O2”, e cila angazhohet kundër lirimit të petrol-koksi nga akciza, për vendosjen e vlerave evropiane të akcizave ndaj energjenseve të tjera, si dhe tatimeve ekologjike për squfur, CO2 dhe NO2, me qëllim të destimulimit të përdorimit të tyre.

Baby Boo