Cilat paga do të rriten në vitin 2022?


Përmirësimi i cilësisë së jetës së qytetarëve, kujdesi për shëndetit, rritja ekonomike, investimet dhe mbështetja e reformave në gjyqësorë si dhe integrimet euroatlantike janë prioritetet e Qeverisë në Propozim buxhetin për vitin 2022, të cilin e prezantoi ministri i Financave Fatmir Besimi.

“Gjatë vitit 2021 në tremujorin e parë, vazhdoi të ndihet kriza me rritje negative të BPV, i cili gjatë tremujorit të dytë arriti rritje prej 13,1% me çka zyrtarisht sipas metodologjisë statistikore vlerësohet se kriza ka përfunduar”, tha Fatmir Besimi – ministër i Financave.

Për paga janë paraparë 531 milionë euro, do të ketë rritje në shëndetësi për 5%, në gjyqësor 7%, në arsim 7%, në prokurori 15%, në kulturë dhe shërbimet inspektuese 10%.
“Qëllimet kryesore për realizimin e buxhetit për vitin 2022 janë katër: Vazhdimi i kujdesit për mbrojtjen e popullsisë, Rimëkëmbja ekonomike dhe përshpejtimi i rritjes, rritja e investimeve, mbështetja e reformave në gjyqësor dhe integrimet euroatlantike”, shtoi ministri i Financave, Fatmir Besimi.

Sipas planit për rritje të përshpejtuar ekonomike, për investime janë paraparë 4 miliardë euro nga sektori publik dhe 8 miliardë euro shtesë kapital privat në 5 vitet e ardhshme. Deficiti i projektuar është 3,5 miliardë euro, të ardhurat 238,9 miliard euro dhe të dalat 272 miliardë euro.

Baby Boo