Cila nënë mund ta bëjë këtë?! Si e zbuloi policia vrasjen e tre vajzave të mitura


Shpëtim Zinxhiria

Vrasja e dyshuar e tre vajzave nga nëna e tyre në Patra të Greqisë, është një ngjarje tjetër e rëndë vjen pas vrasjes së katërfishtë të familjes shqiptare, nga një 62-vjeçar grek. Janë vrasje të paramenduara për të cilat autorët e krimit nuk vuanin nga ndonjë sëmundje mendore. Vrasje që për nga historia kalon njerëzimin. Kush nënë mund ta bëjë këtë? Në këtë rast kuptohet se nuk ka të bëjë me një njeri që vuan psikiatrikisht. Është një histori që nuk mbaron këtu, pasi dyshohet edhe për vrasjen e dy fëmijëve të tjerë. Një histori që del jashtë çdo logjike te njeriut. Por kjo vrasje çon me tej hetuesit të cilët dyshojnë edhe për vdekjen e dy vajzave te tjera, ku ende nuk dihet për nga mënyra se si kanë vdekur.

Është puna e mirë e policisë që me profeionalizëm bëri të mundur të zbulojë një nga vrasjet e tre fëmijëve. Zhvillimet në lidhje me rastin e tre vajzave të vdekura në Patras janë tronditëse, siç dëshmohet edhe nga fletarresti i gruas 33-vjeçare Roula Pispirigou. Ajo me urdhër të prokurores së Shkallës së Parë të Athinës, Sotiria Papageorgakopoulou është dërguar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Atikës. Më pas ajo do të dërgohet në krye të Prokurorisë së Athinës.

Me akuzën e Prokurorisë së Athinës për vrasjen me paramendim të Georgina, 33-vjeçarja Roula Pispirigou, tashmë është hapur rruga për hetimin për dy fëmijët e tjerë, të cilët gjithashtu humbën jetën në rrethana misterioze.

Si u zbulua kjo vrasje

Këto zhvillime pasuan medikamentin ketaminë, i cili u zbulua në testet toksikologjike të Georgina, të cilat nuk ishin përfshirë në mjekimin e saj. Është një ilaç i ndaluar që nuk përdoret tek njerëzit por përdoret vetëm të kafshët, një ilaç që nuk gjendet ne treg. Sipas informacioneve të mediave vendase, kjo lëndë helmuese është gjetur në një sasi shumë të madhe që ka shkaktuar edemë pulmonare tek vajza e fundit e familjes nga Patras e cila humbi jetën. Autoritet e policisë pas një punë të madhe disa mujore morën dëshmi nga mjekët e spitalit, të cilët thanë se nuk e kishin administruar këtë substancë në vajzën e saj Georgina dhe as ndonjë preparat që e përmbante atë. Kështu, dyshimet u kthyen te nëna e vajzes së vdekur.

Substanca ketaminë e gjetur në gjakun e vajzës Georgina ka bërë që autoritet të nisin hetimet dhe më pas zhvillimet që sollën deri ne arrestimin e nënës në Patra. Në mbyllje psikologet thonë se ajo nuk vuan nga ndonjë sëmundje mendore, se asnjë nga njerëzit që vuajnë me sëmundje të tilla mund te japë intervista ne media.

Baby Boo