Cila këngëtare shqiptare i tha jo “BBV Kosova”


Big Brother Vip Kosova pritet të fillojë së shpejti. Në këtë spektakël do të marrin pjesë figura të njohura të show-bizit shqiptar. Por ka edhe nga ata artistë të cilën kanë refuzuar të jenë pjesë e spektaklit. Ndër ta është edhe këngëtarja Engjëllusha Salihu.

Në një intervistë për “Prive” Engji u shpreh ndër të tjera se ndonëse mundet ta menaxhojë, qëndrimi për shumë kohë në një vend të mbyllur do t’i shkaktonte shumë probleme, shkruan Paparaci.“Frika nga vendet e ngushta që nuk mundem me funksionuar lirisht. Jo nuk mundem. Veç kur e di që nuk mund të dal kur dua unë më kap paniku,”-shtoi Salihu.
Prej kohësh Engjëllusha është bërë pjesë e tregut tonë muzikor, duke ndjekur hapat e mamasë së saj. Ajo së bashku me Shyhrete Behlulin kanë bashkëpunuar në shumë projekte të muzikës popullore.

Baby Boo