Cila është pasuria e drejtoreshës së re të Aeroporteve, Milikije Halimit, ka borxh prej 630 mijë euro


Ish-kryetarja i Komunës së Haraçinës dhe ish inspektorja e doganave, Milikije Halimi, u bë drejtoreshë e përgjithshme e ASh” Aeroportet e Maqedonisë së Veriut”. Ajo është emëruar në këtë pozitë të mërkurën me vendim të Këshillit Mbikëqyrës të kompanisë.

Halimi do të menaxhojë dy aeroportet ndërkombëtare, Shkupin dhe Ohrin në pjesën që nuk është nën koncesionin e TAV-it, si dhe aeroportet sportive.

Milikije Halimi ka njoftuar në profilin e saj në Facebook se do të fokusohet në rritjen e cilësisë së shërbimeve për të gjithë përdoruesit si dhe rritjen e efikasitetit dhe efektivitetit të funksionimit të institucionit në përgjithësi.

Ajo është diplomua në shkollën e mjekësisë.

Kur u bë kryetare e Komunës së Haraçinovës në 2018, ajo në pyetësor deklaroi se nuk kishte asnjë pronë në emër të saj dhe ja çfarë posedon:

Automjet me vlerë prej 1.537.500den Mercedes Benz
Letra me vlerë prej 307.500den
Kredit me vlerë prej 39.421.500

Baby Boo