Cila është mosha e Hasbulla Magomedov dhe pse po e shihni kudo


Ndoshta emri Hasbulla Magomedov nuk ju kujton asgjë, por me siguri e keni parë të paktë njëherë në rrjete sociale fytyrën e tij. Hasbulla është një bloger nga Dagestan, Rusi dhe gjithmonë ka patur shumë ndjekës në rrjete sociale, por një video virale e një sherri e bëri atë super të famshëm në internet brenda natës.

Ai u bë i famshëm nga videot ku bën sikur po lufton fëmijët të vegjël ose me të rritur me të njëtën gjendje si ai. Madomedov madje ka tërhequr edhe vëmendjen e Kanye West, ndër personazhe të tjerë të famshëm.

A është Hasbulla një fëmijë?
Jo. Ai është 18 vjeç, por për shkak të gjendjes së tij, shumë njerëz mendojnë se është fëmijë. Edhe pse kjo nuk është e konfirmuar, raportohet se Hasbulla ka Growth Hormone Deficiency (GHD) – Mangësi të Hormonit të Rritjes, e njohur më shpesh si “nanizëm”. GHD ju jep njerëzve një rritje më të ngadaltë, një pamje dhe zë fëmijë. 18-vjeçari është 1 metër i gjatë dhe peshon rreth 16 kilogramë (sipas Sportskeeda).

Kundërshtari i tij i fundit, Adbu Roziq besohet të ketë të njëjtën gjendje.

Baby Boo