“Ciklon, përmbytje, stuhi bore” – Paralajmërime për mot të keq në Maqedoni dhe rajon


Ciklon i fuqishëm, përmbytje, stuhi bore, janë disa nga paralajmërimet për fundin e kësaj dhe fillimin e javës tjetër, për Gadishullin Ballkanik dhe Maqedoninë sipas meteorologut maqedonas Sllavço Poposki, përcjell Klan Maqedoni.

Sipas Poposkit, në të gjithë rajonin pritet erë e fortë, ndërsa nga cikloni pritet të preket edhe Maqedonia e Veriut, ku pritet borë deri në 30 centimetra dhe përmbytje të mundshme në disa zona.

“Një stuhi e vërtetë bore vjen gjatë fundjavës si dhe në fillim të javës së ardhshme në rajon. Reshje intensive fillimisht të shiut dhe përmbytje të mundshme lokale e më pas me depërtimin e ajrit më të ftohtë nga veriu do të ketë borë në pjesën më të madhe të Gadishullit Ballkanik. Në disa vende, sidomos në zonat malore, pritet të bie mbi 20-30 cm borë e re. Edhe më shumë se 100 cm borë e re pritet në rajonin alpin. Bëhet fjalë për sistem të fuqishëm ciklonik dhe i njejti do ta prekë edhe Maqedoninë gjatë fundjavës dhe në fillim të javës së ardhshme. Përmbytjet lokale janë të mundshme edhe në Maqedoni, ndërsa erë e fortë pritet në të gjithë rajonin si dhe në Maqedoni. Është pikërisht për shkak të kësaj situate që rekomandojmë kujdes ekstrem”, ka shkruar meteorologu Sllavço Poposki./KlanMacedonia
https://facebook.com/SlavcoPoposki.mk/posts/682535243229149

Baby Boo