Çiklistët e nisur nga Shkupi për dëshmorët e 15 Korrikut mbërritën në Stamboll


Çiklistët që po lëvizin pedalet në përkujtim të dëshmorëve të 15 Korrikut dhe Abdullah Tayyip Olçok, duke u nisur nga kryeqyteti i Maqedonisë, Shkupi, kanë mbërritur në Stamboll, ku kanë vizituar Monumentin e Dëshmorëve të 15 Korrikut dhe varrin e Abdullah Tayyip Olçok, raporton Anadolu Agency (AA).

Kryetari i Komunës së Eyüpsultan të Stambollit, Remzi Aydın, në deklaratën për gazetarët në Monumentin e Dëshmorëve të 15 Korrikut tha se, ata kanë pritur çiklistët nga Maqedonia.

Ai tregoi se si me projektin e zhvilluar nga çiklisti Daim Muharem, 3 çiklistë kanë lëvizur pedalet 850 kilometra duke filluar nga Maqedonia për të arritur në Stamboll.

“Populli ynë veçanërisht të rinjtë duhet të jenë të zgjuar kundrejt ambicieve të pabesë”, u shpreh ai duke treguar se tentativa për grusht shteti është zmbrapsur falë vullnetit të presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan dhe rezistencës e vendosmërisë së popullit.

Ndërsa Daim Muharem ka treguar se nga Maqedonia janë nisur të dielën e kaluar për të përkujtuar dëshmorët e 15 Korrikut dhe se dje kanë mbërritur në Stamboll.

“Kur isha duke menduar se si mundem t’i përkujtoj dëshmorët e 15 Korrikut dhe Abdullah Tayyip Olçok, mu kujtua biçikleta ime dhe desha të lëviz pedalet për ato”, tha Muharem, duke treguar se është emocionuar kur ka vizituar monumentin.

Çiklistët pas Monumentit të Dëshmorëve të 15 Korrikut kanë vizituar varrin e Abdullah Tayyip Olçok.

Baby Boo