Çifti që përloti botën para se të vdiste nga koronavirusi


Një çift nga Karolina e Veriut kanë vdekur brenda pak minutave si rezultat i infektimit me COVID-19 dhe atë duke ia mbajtur dorën njëri-tjetrit. Johnny Lee Peoples, 67-vjeç dhe bashkëshortja e tij, Cathy Darlene Peoples, 65-vjeç, vdiqën pas një muaji betejë me COVID-19 në spitalin e Salsburyt.

Duke parë se ishin në momentet e fundit të jetës, stafi i spitalit i vendosën në një dhomë së bashku ku i dhanë lamtumirën e fundit njëri-tjetrit.
“I futëm në të njëjtën dhomë, ia kapën njëri-tjetrit dorën dhe në një distancë kohore prej katër minutave kanë vdekur të dy”, thuhet në kumtesën e spitalit, shkruan New York Post.

Çifti ishin bashkë për 50 vite e të martuar për 48 vite. Varrimi i tyre është mbajtur pa pjesëmarrjen e familjarëve për të shmangur përhapjen e mëtejme të COVID-19.

Baby Boo