Çifti paguan mijëra dollarë për të zbuluar gjininë e bebes në fasadën e ndriçuar të Burj Khalifa


Një çift i ri e ka ngritur në një tjetër nivel zbulimin e gjinisë së bebes në pritje, teksa përdorën për këtë fasadën e ndriçuar të ndërtesës më të lartë në botë.
Bloggerët e Youtube, Anas e Asala Marwah publikuan gjininë e fëmijës së tyre të dytë duke shkruar me drita blu ‘It’s a boy!’ (Është djalë) në gjatësinë e Burj Khalifa në Dubai.

Normalisht prenotimi i ndërtesës si reklamë do të kishte kushtuar rreth 80 000 dollarë por nuk dihet nëse ishte një event i sponsorizuar, raportonte agjencia Arab News.
Çifti Marwah postoi pamjet në kanalin e tyre në YouTube ku shiheshin duke pritur me emocion ndriçimin e kullës 828-metra të lartë .

Zonja Marëah, e cila kishte planifikuar prej një muaji surprizën me të shoqin, tha: “Ne dëshironim të bënim diçka unike që të mbahej mend”.
Burj Khalifa gjithashtu postoi videon në llogarinë e tyre duke ofruar urime për çiftin: “Një lajm i madh nuk mund të bëhet më i madh se kaq, ky është zbulimi i gjinisë më i madh në botë, urime @AnasMarëah e @AsalaMaleh.’

Baby Boo