Çifti bashkëshortëve mashtrohen për 824.000 denarë nga një grua që u paraqit si avokate

Në SPB Shkup, një grua 24-vjeçare ka raportuar se ajo dhe bashkëshorti i saj janë mashtruar nga një femër për shumën prej rreth 824.000 denarësh.

Sipas kallëzimit, ajo ishte paraqitur si avokate dhe pronare e një subjekti juridik nga Manastiri dhe i kishte mashtruar duke i bindur se do t’u mundësonte të blinin një banesë që ishte në ankand, me pjesëmarrje prej 30% të shumës së përgjithshme të banesës, ndërsa 70% do të mbuloheshin nga shteti.

Paratë ia kishin dhënë në dorë në tre raste asaj dhe një personi tjetër, dhe gjithashtu i kishin dorëzuar edhe ekstrakte të certifikatave të lindjes dhe kopje të letërnjoftimeve të tyre.

Po merren masa për zbardhjen e plotë të rastit.