Çiçakovski dhe bashkëshortja e prokurorit Ajro do të jenë gjykatës administrativë


Në seancën e Këshillit Gjyqësor, për gjykatës administrativë janë zgjedhur edhe Aleksandër Çiçakovski dhe Eleonora Ajro, njofton SDK.

Çiçakovski emërohet gjykatës pasi i njëjti dha dorëheqje nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KShZ) në dhjetor të 2017-s, pas shumë reagimeve në publik për skandalin që u publikua nga ish ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Maqedoni të Veriut, Xhes Bejli.

Ndërkaq gjykatësja Ajroja është bashkëshortja e prokurorit të Prokurorisë Speciale Publike (PSP), Artan Ajro në rastin “Target – Fortesa“./Portalb.mk/

Baby Boo