CIA akuzon princin saudit të kurorës për ekzekutimin e gazetarit Khashoggi


Agjencia e inteligjencës amerikane, CIA akuzon princin e kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, se ka urdhëruar vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi. Burime pranë agjencisë kanë dhënë për mediat amerikane, një vlerësim të detajuar të provave që zotërojnë deri më tani.

Gazeta Washington Post, aty ku dhe gazetari saudit punonte, vijon të këmbëngulë në zbardhjen e plotë të vrasjes së gazetarit të saj Xhemal Kashoxhi.

Sipas gazetes amerikane ku gazetari saudit punonte,  vlerësimi i CIA-s është bazuar në telefonatën e bërë nga vëllai i princit të kurorës, princi Khaled bin Salman, i cili është ambasador i sauditëve në Shtetet e Bashkuara.

Princi Khaled dyshohet se I ka  telefonuar Kashoxhit nën udhëzimin e vëllait të tij, për t’i ofruar atij garancitë se do të ishte i sigurtë të shkonte në Konsullatën saudite në Stamboll.

Burimet thonë se shtëpia e bardhë është informuar mbi përfundimet e CIA-s në lidhje me dosjen kasoxhi.  Burimet për Reuters thanë se CIA ka njoftuar qeverinë amerikane duke përfshirë Kongresin, për rezultatin e hetimeve.

Zyrtari i lartë i SHBA i tha CNN të premten se përfundimi bazohet në një regjistrim të dhënë nga qeveria turke dhe prova të tjera, duke përfshirë edhe inteligjencën amerikane.

Nënpresidenti Mike Pence tha se Shtetet e Bashkuara do të mbanin në konsideratë të gjithë të përfshirë në vrasjen e Khashoggi. Ai gjithashtu tha se donte të ruante marrëdhëniet e forta me Arabinë Saudite mes hetimit të vrasjes.

Arabia Saudite e ka hedhur poshtë pretendimin si fals, e ka këmbëngulur se princi i kurorës nuk dinte asgjë mbi planet për vrasjen e gazetarit. Khashoggi u vra brenda Konsullatës saudite në Stamboll, më 2 tetor, por trupi i tij nuk është gjetur ende. Turqia, nga ana e saj, këmbëngul se urdhri ka ardhur nga nivelet më të larta.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka thënë se Khashoggi është vrarë bazuar në një plan paraprak.

Baby Boo