Chelsea dhe Liverpool kanë luajtur baraz 1-1 në ‘Stamford Bridge’ në derbin e javës së shtatë në Premier League
Ndeshje tejet interesante u zhvillua në ‘Stamford Bridge’ me Liverpoolin që dominoi gjatë tërë takimit, por arriti që ta barazonte rezultatin në minutat e fundit me anë të Daniel Sturridge, transmeton GazetaMetro.
‘Të Kuqtë’ shpërdoruan shumë raste në pjesën e parë dhe kjo bëri që ata të ndëshkoheshin nga Eden Hazard, i cili kaloi në epërsi Chelsean në minutën e 25-të.