Challandes për Anglinë: I pritëm si heronj, na shënuan katër gola


Kosova i ka mbyllur me humbje kuaklfikimet për Euro 2020, duke përfunduar e treta në Grupin A me 11 pikë të grumbulluara.‘Dardanët’ u mposhtën 0-4 nga Anglia në sfidën e fundit në ‘Fadil Vokrri’. ‘Tre Luanët’ u respektuan në maksimum para këtij takimi dhe për këtë ka disa fjalë trajneri i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes.“Nuk isha shumë i kënaqur sepse anglezët kishin shumë përkrahje, në fushë nuk i kemi pasur miq. Pas ndeshjes i thashë trajnerit anglez, ne ju presim si heronj dhe ju na jepni katër gola”, deklaroi Challandes duke qeshur në Info Magazinë të Klan Kosovës.“Anglezët ishin të befasuar me njerëzit këtu në Kosovë, për futbollin dhe për mikpritjen që bënë kosovarët”, shtoi trajneri zviceran.‘Dardanët’ do të tentojnë të shkojnë në Evropë përmes play-offit të fazës kualifikuese.Pengesa e parë është Maqedonia në gjysmëfinale të Nations League dhe në rast fitoreje, Kosova do të kenë punë me fituesin e duelit Gjeorgji – Bjellorusi, në finale.

Baby Boo