Çfarë vaksine po marrin mjekët kosovarë në Shqipëri


Në një qendër vaksinimi në Kukës të Shqipërisë ka filluar imunizimi i grupit të parë të punëtorëve shëndetësorë nga Kosova.
Punëtorët shëndetësorë kosovarë arritën me disa autobusë në Kukës, dhe ata kanë filluar të injektohen me vaksinat kundër koronavirusit.

Në disa fotografi të publikuara, shihet se disa prej tyre janë duke u vaksinuar me vaksinën Astra Zeneca.
Kështu ka njoftuar ish-drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar, Curr Gjocaj, i cili tashmë ka kryer vaksinimin.
Gjocaj ka njoftuar për vaksinimin me vaksinën Astra Zeneca, donacion nga Qeveria e Shqipërisë.

Baby Boo