Çfarë thotë organizata UNICEF për COVID-19?


Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) e përshkroi gjendjen e krijuar nga Covid-19 si më të vështirën për fëmijët në 75 vitet e historisë të kësaj organizate.
Në raportin e publikuar sot, UNICEF citoi se Covid-19 e ka rrezikuar përparimin prej disa dekadash në lidhje me çështjet e rëndësishme të cilat i rrezikojnë veprimet e fëmijëve në botë, siç janë varfëria, qasja në arsim, mosushqyerja apo mirëqenia shpirtërore.

Drejtoresha ekzekutive, Henrieta Fore theksoi se ”ndikimi negativ nga Covid-19 vazhdon të thellohet, duke rritur varfërinë, pabarazinë dhe duke i rrezikuar të drejtat e fëmijëve, ashtu siç rritet edhe numri i fëmijëve të uritur, ata që nuk shkojnë në shkollë, të keqtrajtuarit dhe ata që jetojnë në varfëri”.

Në raport vlerësohet se për shkak të pandemisë, 100 milionë fëmijë tani jetojnë në varfëri, që është për 10 për qind më shumë nga viti 2019.
”Në vitin 2020, më shumë se 23 milionë fëmijë mbetën pa vaksina, më shumë se katër milionë se sa në vitin 2019, që është shifra më e lartë në 11 vitet e fundit”, thuhet në raport.

“Ne jemi në udhëkryq. Derisa punojmë me qeveritë, donatorët dhe organizatat e tjera për të filluar të krijojmë rrugë të përbashkët për 75 vitet e ardhshme, fëmijët duhet të jenë të parë në rendin e investimeve dhe të fundit në rendin e shkurtimeve. Premtimet për të ardhmen tonë varen nga prioritetet që krijojmë në të tashmen”, theksoi ajo.

Baby Boo