Çfarë tha Erdogan gjatë bisedës me Putinin për sulmet e civilëve në Dera

Russian President Vladimir Putin, right, shakes hands with Turkish President Recep Tayyip Erdogan during their meeting in the Bocharov Ruchei residence in the Black Sea resort of Sochi, Russia, Monday, Nov. 13, 2017. (AP Photo/Pavel Golovkin, Pool)

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan dhe homologu i tij rus Vladimir Putin në një bisedë telefonike diskutuan mbi hapat e ardhshëm të bashkëpunimit në disa projekte, tha për Anadolu Agency (AA) një burim nga zyra e presidentit turk.

Baby Boo

Është diskutuar për Rrjedhën Turke, tubacionin që po ndërtohet nga Rusia në Turqi dhe ndërtimin e centralit bërthamor Akkuyu në provincën turke Mersin.

Faza e parë e Rrjedhës Turke, përmes së cilës do të transportohen 15.75 miliardë metra kub gaz nga Rusia në Turqi, përfundoi në prill.

Faza e dytë e të njëjtit kapacitet do të transportojë gaz nga Rusia në Evropë përmes Turqisë.

Centrali bërthamor Akkuyu do të ketë katër reaktorë, secila me kapacitet prej 1.200 megawat, dhe do të ndërtohet nga agjencia bërthamore ruse Rosatom.

Erdoğan dhe Putin u shprehën të kënaqur me bashkëpunimin e të dy vendeve në fushën e energjisë.

Lidhur me çështjet rajonale dhe bilaterale, vëmendja më e madhe iu kushtua çështjes së Sirisë. Sipas burimit të AA-së, të dy udhëheqësit ranë dakord që një dialog midis vendeve garantuese të procesit të Astana-s dhe partnerëve të koalicionit duhet të rezultojë me një zgjidhje politike të çështjes siriane.

Erdoğan i tha Putinit se sulmet ndaj civilëve në Dera të Sirisë janë “shqetësuese” dhe nëse forcat besnike të regjimit të presidentit sirian Bashar al-Assad vazhdojnë të përparojnë drejt Idlibit, thelbi i marrëveshjes së Astanas mund të zhduket plotësisht, thotë burimi.

“Reduktimi i ngjarjeve negative në lidhje me Idlibin mund të inkurajojë opozitën siriane për të marrë pjesë në takimin në Astana më 30 dhe 31 korrik”, ka thënë Erdoğan.

Të dy liderët ranë dakord të takohen në Samitin e BRICS në Johannesburg që do të mbahen në fund të korrikut.

Restorant Lumare