Çfarë populli jemi ne?! Hoxhës ia tregon fenë mekaniku, medicinën mjekut ia tregon pazarxhija


Fejzulla Arifi
Çfarë populli jemi ne?! Hoxhës ia tregon fenë mekaniku, medicinën mjekut ia tregon pazarxhija, profesorit ligjeratë i mbanë teneqexhija, bujkun e mëson tepsijaxhia, inxhinjerit i bahet mentor burekxhija, o njerëz nuk jemi bë të ditur vetëm pse e kemi nga një celular në dorë e as nga një satelitor në shtëpi e as nga një libër 100 faqe në dorë.

Kjo është epidemia më e madhe që na ka ra, ky virus po na bënë gaz i botës e as që ndonjëherë kemi me pa dritë me sy, nëse duam të shërohemi nga ky virus, urgjentisht duhet ta njohim vetën dhe njëri tjetrin e t’i japim përparësi secilit për profesionin që e ka e jo të gjithë të bëhemi mjekë, hoxhallarë e profesorë sepse as hoxha, as mjeku, as profesori nuk janë më të veçant se sa një bujk i mirë, një tregëtar i drejtë, një zanatçi i edukuar, të gjithë jemi dikush, jemi me vlera e të rëndësishëm nëse e respektojmë njëri tjetrin aq sa e meriton. Le të jetë ky muaj i bekuar një piknisje për ta ndryshu secili vetvetën dhe rrethin ku jeton.

Baby Boo